Covid-19/ Shënojnë rritje infektimet e reja në Kosovë, nuk regjistrohet asnjë humbje jete në 24-orët e fundit

Oct 26, 2021 | 15:26
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 20 raste me koronavirus, pas testimit të 2.072 mostrave.

covid kosove

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 26 tetor, 31 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.975 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 707.296 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 835.679 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 26 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 39.3 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme u shënua 1 humbje jete dhe 3 raste të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura