COVID-19/ Rritet numri i viktimave dhe personave të infektuar në Serbi, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Jul 14, 2020 | 20:06
SHPËRNDAJE

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejen me COVID-19, 13 persona. Keshtu numri i viktimave qe nga fillimi i pandemise ka shkuar ne 418.

koronavirusi

Shtabi i Krizës në Serbi njoftoi se gjate 24 oreve te fundit janë regjistruar 344 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet dolën nga 8.659 testimet e kryera për koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se këto të dhëna flasin vetë se sa serioze është situata.

Kapacitetet në spitalet e Beogradit janë në maksimumin e tyre. Të gjitha spitalet për pacientët me COVID-19 janë mbi 90 për qind të mbushura. Gjatë ditës, Instituti për Reumatologji do të fillojë të punojë me kapacitete të reja”, deklaroi Lonçar.

Deri më tani, gjithsej 18.983 raste me koronavirus janë regjistruar në Serbi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura