COVID-19 rrit kërkesën për pasuri të patundshme në Greqi

Jul 16, 2020 | 23:41
SHPËRNDAJE

Ndonëse pandemia e COVID-19 mund të ketë shkaktuar një goditje të fortë shkatërrimtare për degën e turizmit në Greqi, nga ana tjetër tani po japin impuls kërkesat në rritje të europianëve për të investuar për një pronë në këtë vend si destinacion turistik. Kjo e ka kthyer tashmë Greqinë në tregun më të madh të imoblijeve krahasuar me një dekadë më parë.

54167483_401

Vetëm kërkesat dhe interesi nga britanikët janë rritur mbi 200% gjatë javëve të fundit, qëkurse në Mbretërinë e Bashkuar u zbutën masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë dhe është dhënë drita e gjelbër për udhëtimet brenda e jashtë vendit.

Në një informacion të publikuar së fundi nga tregu më i madh i pasurive të patundshme në Britaninë e Madhe, Rightmove, Greqia u rendit si destinacioni më i preferuar me kërkesa për të tilla investime në Europë, krahas Spanjës, Francës, Portugalisë dhe Italisë. Interesi në të vërtetë ka qenë aq intensiv sa që vetëm në ditën kur qeveria britanike komunikoi në fund të qershorit zbutjen e masave dhe lirinë e udhëtimit në internet u regjistruan mbi një milionë kërkesa për Greqinë.

Pesë destinacionet më të preferuara për investime në pasuri të patundshme janë Greqia, Spanja, Franca, Portugalia dhe Italia. Të gjitha këto vende njoftojnë për një rritje të kërkesës nga të huajt me 340% në krahasim me periudhën deri në mes të qershorit.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë në rritje do të vihet vërtetë në jetë. Pavarësisht zbutjes së masave dhe lirisë për të udhëtuar britanikët vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura