COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin për 24 orët e fundit. Ja sa raste të reja janë konfirmuar pozitivë

Mar 28, 2023 | 17:35
SHPËRNDAJE

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: 7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh.

MSHMS

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 28 Mars 2023)

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279

Testime totale 2,047,887
Raste pozitive 333,828
Raste të shëruara 330,072
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 132
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 1
Korçë. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura