COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën përditësimin, 22 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Mar 25, 2023 | 19:56
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës epidemiologjike të Covid-19 në vend.

koronavirusi-infektivi-urgjenca

Përmes nje njoftimi, MSH raportoi sot 20 raste të reja të infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk ka humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 290 testime, ka 22 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit

25 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 290 testime, nga të cilët 22 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

13 në Tiranë, 4 në Vlorë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kamëz.

Janë 163 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,035 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Mars 2023)

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 290

Testime totale 2,047,223

Raste pozitive 333,799

Raste të shëruara 330,035

Raste Aktive 163

Humbje jete 3,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140

Fier 8

Vlorë 8

Berat. 3

Durrës. 2

Shkodër. 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura