COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 26 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Mar 14, 2023 | 18:31
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimet e fundit të situatës epiemiologjike të Covid-19 në vend.

urgjenca korce

Përmes një njoftimi, Ministria e Shëndetësisë bën me dise se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 26 persona, janë shëruar 9 persona dhe fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 362 testime, ka 26 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit

14 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 362 testime, nga të cilët 26 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

14 në Tiranë, 6 në Dimal, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë në Patos, Himarë.

Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,904 që nga fillimi i epidemisë.

 Statistika ( 14 Mars 2023)

Raste të reja ditore               26

Të shëruar në 24 orë            9

Të shtruar në spitale             5

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                        362

Testime totale                   2,044,400

Raste pozitive                      333,689

Raste të shëruara                  329,904

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,600

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      157

Fier                           9

Berat.                         7

Vlorë                         5

Durrës.                      3

Gjirokastër.             2

Shkodër.                    1

Kukës.                          1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura