Covid-19/ Grupi Insig, Eurosig, Uba Bank pranë familjeve në nevojë, Morina: Ndihma në ushqime në të gjithë Shqipërinë

Apr 8, 2020 | 21:34
SHPËRNDAJE

morina-770x434Grupi Insig Eurosig Uba bank ka vendosur qe në këto ditë të vështira të pandemisë që po përjetojmë, të jetë pranë familjeve në nevojë.

Presidenti i këtij grupi Kadri Morina, njoftoi se deri më tani janë shpërndarë pako ushqimore për 12 mijë familje, në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo ndihmë humanitare sipas tij, do të vazhdojë edhe në vazhdim, për t’i qënë afër çdo familjeje që është në vështirësi.

Kadri Morina njoftoi se grupi Eurosig Insig ka marrë iniciativën që për të gjithë klientët e vetë për periudhën 13 Mars deri në fundin e pandemisë që besoj do të shkojë 1 muaj ose 1 muaj e gjysme të japë bonus për 1 muaj të gjitha policat e sigurimit, si motorike, shëndetin dhe çdo lloj sigurimi tjetër.

Presidenti i Insig, Eurosig, UBA Bank deklaroi se punonjësit e këtyre kompanive janë në krye të detyrës dhe nuk mendohet shkurtimi i tyre apo mbajtja e pagës.

Në lidhje me masat e marra deri më tani nga qeveria, Kadri Morina, shprehet se janë pozitive, por që në një kohë të dytë duhet ndihmuar edhe biznesi i madh, pasi edhe ai do te ketë vështirësi në vazhdim.

Grupi Insig, Eurosig, Uba bank, gjithashtu ka qenë afër edhe ndaj fëmijëve jetim, duke ndihmuar Shoqatën Kombëtare të Jetimëve me ndihma të shumta. Gjithashtu Kadri Morina, i ka dhuruar Shoqatës Vatra në Amerikë, një shumë prej 10 mijë dollarësh, për nevojat e shtetasve shqiptarë atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura