Covid-19/ Dyfishohen testimet dhe rastet e zbuluara! Ulet nevoja për trajtim spitalor

Jan 13, 2021 | 8:18
SHPËRNDAJE

Një kapërcim ditor i testeve të kryera ka dyfishuar numrin e qytetarëve të konfirmuar me virus. Nga 1575 tamponë të kryer të hënën, një ditë më pas u kryen 3727, nga të cilat testet e shpejta mendohet të kenë rritur stekën e rrjedhimisht identifikuar të infektuarit thuajse nëçdo qytet të vendit.

covid

Tirana mban 2/3 e totalit me 190 raste vetëm dje, duke e çuar numrin e rasteve aktive në këtë qark afro 14 mijë e 400. Jo më pak problematikë janë Fieri, Shkodra, Durrësi, Lezha e Vlora që numërojnë mbi një mijë qytetarë me COVID-19. Në raport me rastet e identifikuara që kërkojnë trajtim spitalor, gjendja nuk mund të thuhet se ështëalarmante. Prej më shumë se një javë, të shtruarit në katër spitalet COVID janë nën 300, 10 për qind e të cilëve ndodhen në gjendje të rënduar.

“Aktualisht, në 4 spitalet COVID po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç”, citohet në raportimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila veç të dhënave bllok të përditësuara, nuk harron apelin e përditshëm për respektimin e distancës, maskës në ambiente të hapura e të mbyllura si dhe higjienën vetjake.

Nga ana tjetër, janë me qindra ata që ia hedhin virusit. 440 u deklaruan dje të shëruar nga COVID-19, duke e çuar shifrën totale të qytetarëve imunë në 38 mijë e 421. Nga marsi i 2020- ës raportohet të jenë kryer gati 300 mijë testime, nga të cilat janë konfirmuar mbi 664 mijë raste. Aktualisht, rreth 25 mijë qytetarë janë në luftë me virusin dhe 1252 në nëntë muaj pandemi nuk e kanë kapërcyer dot këtë betejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura