COVID-19/ Bilanc tragjik viktimash në Maqedoninë e Veriut, ja sa persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Jun 28, 2020 | 17:15
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut vijon të raportojë një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar me COVID-19 176 raste pozitivë, nga 870 qytetarë të testuar.

Shpërndarja sipas qyteteve: 61 persona të infektuar janë nga Shkupi, pastaj Tetova me 22, Struga 19, Ohri dhe Shtipi me 14, Kumanova me tetë dhe Gostivari me shtatë të infektuar rishtas.

Me rastet e konfirmuara sot numri i të infektuarve ka shkuar mbi 6.000.

Po ashtu në 24 orët e fundit, humbën jetën nëntë persona, shtatë nga Shkupi, një në Tetovë dhe një në Strugë.

Po ashtu 80 pacientë u shëruan nga virusi, shumica prej tyre nga Tetova – 30, pastaj Shtipi 18, tetë nga Gostivar dhe Krusheva, pesë nga Shkupi. Deri më tani, më shumë se 2,300 qytetarë janë shëruar nga Covid – 19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura