COVID-19/ 31 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 8, 2023 | 17:43
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin e situatës epidemoiologjike të Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

 

URGJENCA

Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 31 infektime të reja me Covid dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 361 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit.

8 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 361 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në Bashkitë:

17 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 1 qytetarë në Shkodër, Roskovec.

Janë 232 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,110 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 8 Janar 2023)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 361

Testime totale 2,022,357
Raste pozitive 332,938
Raste të shëruara 329,110
Raste Aktive 232
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155
Fier 27
Vlorë 11
Durrës. 11
Gjirokastër. 9
Berat. 8

Kukës. 3
Lezhë. 3
Dibër. 2
Shkodër 2
Korçë 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura