Costa Concordia transportonte sasi të mëdha heroine drejt Evropës dhe Amerikës për llogari të ‘Ndragetas’

Mar 31, 2015 | 20:23
SHPËRNDAJE

Anija e mbytur në brigjet italiane në janar të 2012-ës ku humbën jetën 32 njerëz thuhet se transportonte sasi të mëdha droge të llojit heroine. Lajmi i publikuar nga “The Independent”, i referohet hetimeve zyrtare që kanë të bëjnë me zbardhjen e bisedave telefonike.  

Costa Concordia

Mësohet se droga transportohej për llogari të “Ndrageta-s”, një organizatë e njohur për veprimtarinë e saj kriminale. Thuhet se zbulimi i sasive të drogës erdhi pas zbardhjes së telefonatave të bëra nga anëtarët e bandës.

Mësohet se pas ngecjes së kësaj anijeje në shkëmbijtë e ishullit Giglio, krerët e “Ndragetas-s” janë nervozuar së tepërmi. “E njëjta anije që na bëri të qesh e gjithë bota, mori … nga ne, gjithashtu,”,-citon “The Independet’, bosin e organizatës. Sipas medias britanike kjo anije e shpërndante drogën në disa anije të tjera që më pas niseshin drejt Evropës, Amerikës së Veriut dhe Karaibeve.

Sipas hetimeve mësohet se disa prej anëtarëve të bordit të kësaj anijeje bashkëpunonin me organizatën, por pa përmendur drejtuesit e anijes në këto hetime.

Costa Concordia, me më shumë se 4000 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, u përmbys pjesërisht në natën e 13 janarit të 2012-ës, në afërsi të ishullit të Giglio, pasi kapiteni kreu një manovër të rrezikshme e cila shkaktoi prekjen me shkëmbinjtë pranë bregut. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura