Cosman e Tuna arrestuar me hashash? Menaxheri: U ndaluan për kalim semafori me të kuqe

Jul 5, 2015 | 8:46
SHPËRNDAJE

Hip hop Cozman dhe këngëtarja Tuna janë ndaluar nga policia në Tiranë, vetëm pak minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në kryeqytet. 

Tuna e Cosman

Menaxheri i këngëtarëve me anë të një komunikate për media ka pranuar ndalimin e tyre, por ndryshe nga lajmet që qarkulluan se ata u kapen me hashash, ka thënë se ndalimi është bërë për mosrespektim të semaforit.

Komunikatë për media nga Fenix Team

Menaxhmeri i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative, se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në Tiranë, organizuar nga Top Channel, dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit – “kalimi në të kuqe”), e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.

Artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor.

Kërkojmë nga mediat jo serioze dhe shpifëse, që të kenë kujdes me raportimet e tyre, dhe që së pari t’i konfirmojnë informacionet e tyre, para publikimit.

Fenix Team, Korrik 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura