Coronavirus: Një provë testi për globalizimin

Mar 27, 2020 | 14:15
SHPËRNDAJE

Zeneli_Valbona

Valbona Zeneli dhe Joseph Vann

Nuk është herët që politikë-bërësit të fillojnë të shqyrtojnë pse globalizimi nuk ka funksionuar ashtu siç dëshironin apo shpresonin avokuesit e tij.

Për vitet e ardhshme, shkollat e biznesit në të gjithë botën do të studiojne krizën e Coronavirus të vitit 2020 si një nga shembujt më të mirë të të gjitha kohërave të një ngjarje qe ne gjuhen e biznesit dhe planifikimit afatgjate quhet “Mjellmë e Zezë” (e papritur, jo planifikuar, me probabilitet te vogel qe te ndodhe dhe impakt tejet te larte). Për ekonominë globale, kjo ka të ngjarë të shkaktojë një rivlerësim të plotë të qëndrimeve kolektive ndaj globalizmit.
Më shumë sesa çdo studim apo imagjinim i rasteve te shkollave të biznesit ndonjëherë, pandemia e Covid-19 e ka bërë të qartë si kristali se sa e ndërlidhur ekonomikisht dhe shoqërisht eshte bota ne te cilen jetojme. Kjo pandemi ka zbuluar sesi globalizimi, me nivelet e tij të pashembullta të bashkëveprimit dhe lëvizshmërisë (mobilitetit) njerëzore, ka lehtësuar përhapjen e shpejtë të kësaj sëmundje shumë ngjitëse. Përballë një katastrofe globale shëndetësore, qeveritë në të gjithë botën po bëjnë çmos për të shpëtuar jetën e njerëzve te tyre, dhe nuk kane kohe te ardhmen e globalizmit si një priroritet ekzistencial.

Recesioni i parashikuar ekonomik mund ta godasë ekonominë globale me nje forcë dhe shpejtësi të paprecedente. Ndërsa parashikimet e mëparshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar flisnin per nivele të lehta te rritjes ekonomike botërore prej 3.4% në vitin 2020 nga 2.9% në 2019, një raport i fundit i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tashmë i ka pergjysmuar vlerat e ketyre parashikimve duke dhënë një skenar optimist te normave të rritjes ekonomike prej 1.5%. Dhe te mos harrojme, ky eshte skenari pozitiv. Nëse realizohen keto parashikime, këto numra do të përktheheshin në humbje serioze të vendeve punës dhe te pasojave te metejshme. Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se në rastin më të keq, pasojat e pandemise të Covid-19 mund të sjellin rreth 25 milion vende pune te humbura, (krahasuar me 22 milion humbje te vendeve të punës gjatë krizës financiare globale 2008-2009) dhe të sjelle humbje financiare dhe te ardhurave personale deri në 3.4 trilione dollarë, deri në fund të vitit 2020.
Asnjëherë teper shpejt për të rimenduar globalizimin

Por, ndërsa po zhvillohen përpjekje shume te medha për të menaxhuar sfidën shëndetësore dhe ate ekonomike, nuk është shumë herët që politikëbërësit të fillojnë të ekzaminojnë pse globalizimi nuk funksionoi ashtu siç dëshiruan apo shpresuan avokuesit e tij. Kesaj here nje ekzaminin i tille duhet te vije me disa përgjigje shumë të qarta.

Cfare na solli globalizimi? Lirimi i konsiderueshëm i forcave të tregut gjatë epokës menjehere së pas Luftës së Ftohtë përmirësoi ne menyre te drejtpërdrejt mirëqenien e njerëzve në të gjithë botën. Liria për të tregtuar praktikisht sipas vullnetit te lire dhe për të shfrytëzuar ekonomitë e tregut, për fat të mirë i joshi kombet te jetonin në një sistem të ri dhe kompleks ndervaresie ekonomike. Shkëmbimet tregtare dhe specializimi demonstruan qartë nje efikasitet shume te larte në aftësinë për të kënaqur nevojat e tregut për mallra dhe shërbime, dhe kjo krijoi një treg të lulëzuar ndërkombëtar. Prodhuesit në të gjithë botën u rritën edhe më shumë duke përdorur zinxhirë gjithnjë e më të thellë të furnizimit dhe duke përfituar nga një ndarje globale e punës. Gjithcka funksiononte shkelqyeshem, duke mos pasur asnje lloj shqetesimi për status quo-në e krijuar.

De-industrializimi i vullnetshëm dhe “just in time”

Njëkohësisht, ne kemi qene deshmitare te nje de-industrializimi vullnetar në vendet perëndimore dhe transferimin e prodhimit industrial drejt ekonomive në zhvillim. Si rezultat, edhe për shkak të vendimeve të vetëdijshme politike, Kina u kthye shpejt u bë një nga qendrat kryesore të prodhimit në botë. Nderkohe, në kërkimi te tregjeve me kostot më të ulëta të prodhimit, stoku i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte në Kinë në dy dekadat e fundit u rrit nga 193 miliardë dollarë ne vitin 2000 në 1.6 trilion dollarë në 2018.
Përtej de-industrializimit të pjesshëm ne vendet perendimore, veçanërisht prominent (dhe në vitet e fundit politikisht i disktueshem) në Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe ne Mbretërine e Bashkuar, koncepti i dergesave “just in time” (ne momentin e duhur) dëshmoi se ishte një nga alternativat ekonomike me efikase për te zvogeluar kostot e mirëmbajtjes së inventarëve. Para se ta kuptonim, lindi edhe koncepti i prodhimit “just in time’. Ekonomitë e përparuara, duke përdorur teknologjitë e tyre informatike dhe të dhënat e krijuara nga njohurite e tregut, krijuan arkitekturën e përsosur logjistike per kete sistem te ri. Menaxhimi i zinxhirit global të furnizimit dhe rrjeteve të tij të shpërndarjes, e cili eshte edhe premtimi themelor i “just in time”, mund të menaxhoheshin thjesht me lehtesine e nje klikimi ne kompjuter.

E gjithë kjo madhështi e ofrimit te produkteve ne tregjet e ndryshme ne kohe rekord, dukej se kishte anashkaluar pikën e vetme të dështimit që mund te shkaterronte ekonominë globale – mungesen në rritje te diversitetit global të furnizuesve. Pandemia e Covid-19 ka demonstruar mungesën e diversitetit në rrjetet ekzistuese globale. Zinxhirët e furnizimit kanë dështuar. Porositë janë të prapambetura. Mungesa e opsioneve per sa i perket furnizuesve ka treguar dobesite qe tashme jane dhimbshmerisht te dukshme. Nuk ishte vetëm premtimi, por besimi i forte i te gjitheve ne praktikat globale te “just in time”, qe na cuan corientuan kolektivisht dhe cuan ne zvogelimin e stoqeve dhe tepricave ne aftesite prodhuese dhe permbushjen e kerkesave te tregut.
Në një situatë krize, shterngesat dhe mungesat e prodhimit mund të kushtojnë jetë njerëzish. Për të dhënë një shembull, mungesa e furnizimeve kritike mjekësore po pengon luftën kundër Covid-19. Sipas disa vlerësimeve, më shumë se 50% e maskave mjekësore prodhohen në Kinë. Prapambetja në prodhim dhe shpërndarje e ketyre maskave i ka kushtuar shtrenjtë botës. Kina është gjithashtu eksportuesi më i madh i përbërësve kimikë që përdoren për antibiotikët dhe ilaçe të tjera. Kompanitë mjekësore dhe spitalet që janë ne nje fare menyre ne varësi të Kinës dhe magjise se saj me planifikimin “just in time”, tashme jane duke vuajtur keto konsekuenca.

Mbivlerësimi i globalizmit?

Për të gjithë të mirat dhe efikasitetin që krijoi, globalizimi nuk ka pasur kurrë per qellim te clironte nga detyrimet e tyre politikberesit kombetare qe te ruanin sovranitetin e tyre ekonomik.

Kombet dhe udhëheqësit e tyre qeverises kanë si detyrë morale të ruajnë sovranitetin ekonomik duke siguruar që ekonomitë e tyre të jenë elastike ndaj kurtheve te mundshme të globalizmit. Deshtimi në këtë llogari nuk është një dështim i globalizmit, por një kalkulim i thelle i gabuar dhe optimizem i tepruar ne nivele kombetare.

Kjo nuk do te thote qe duhet te largohemi nga globalizimi. Në realitet, kufijte e vendeve kufizojnë zgjerimin ekonomik dhe cdo perpjekje de-globalizimi, do te sillte me shume disavantazhe sesa perftime. Por globalizimi duheh të rivlerësohet me një sy drejt përcaktimit të parimeve universale në treg.

Nxitimi drejt globalizmit ka sjellë fitore të shpejta, por këto fitore janë kompensuar nga një humbje e vizionit mbi domosdoshmërinë për të ruajtur opsionet e zghedhje dhe industritë kryesore, te rendesishme për sigurinë kombëtare. Parashikimet e dobeta dhe vendimet e keqija sherbejne vetem per te kufizuar lirine e zgjedhjes. Parashikimi i dobët dhe vendimet e këqija shërbejnë përfundimisht për të kufizuar lirinë e zgjedhjes.

Mësimi kryesor që kemi marrë nga kriza e tanishme është ky: mundesia e hapesires se mjaftueshme te manovrimit ekonomik në rast se diçka nuk funksionon në mënyrë perfekte, duhet të jetë qëllimi kryesor i globalizmit. Në fakt, arti i menaxhimit bazohet tek keto lloj parshikimesh.

Dr. Valbona Zeneli dhe Professor Joseph Vann jane profesore dhe drejtues programesh ne Qendren Europiane te Studimeve te Sigurise George C. Marshall (Marshall Center)

Ky artikull reflekton pikepamjet e autoreve dhe jo domosdoshmerisht pozicionin apo politiken zyrtare te “Marshall Center” dhe te qeverive te SHBA dhe Gjermanise.

Botuar tek The Globalist

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura