Çokollatat “Ferrero Rocher” mund t’i bëni në shtëpi

Dec 10, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

 

Tani çokollatat “Ferrero Rocher” mund ti bëni edhe në shtëpi.

fereo

Përgatitja: Në një enë, përzieni vaferin e grirë me lajthitë dhe nutelën. Vendoseni në frigorifer për gjysmë ore. Me të kaluar kjo kohë, me masën formoni toptha të vegjël çokollate, në madhësinë e “Ferrero”-ve që keni konsumuar më parë. Me ndihmën e duarve dhe të një luge të vogël do t’ia dilni.

Në brendësi, mos harroni të vendosni një lajthi të plotë. Vendosini sërish në frigorifer në mënyrë që çokollata të forcohet. Ndërkaq, shkrini në banjë mari çokollatën tjetër dhe me ndihmën e një pince kuzhine, pasi çokollata e shkrirë të jetë ftohur pak, zhytni topthat e formuar dhe vendosini në një letër kuzhine të ftohen. Vendosini sërish në frigorifer dhe nëse doni, përsëriteni veprimin. Në fund, vendosini përsëri, për të paktën 1 orë, në frigorifer.

Përbërësit: 100 gr vafër me shije lajthie; 150 gr lajthi të grira; Lajthi të plota; 150 gr çokollatë të zezë ose me qumësht; 200 gr nutela

Toptha çokollate me panetone

Përbërësit për 20 çokollata: 400 gr panetone; 120 gr kakao pluhur; Lëkura e grirë e një portokalli; 100 ml pana

Për shtresën e çokollatës: 50 gr çokollatë e zezë; 50 ml pana

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura