Çokollata e zezë përmirëson shikimin

May 14, 2018 | 10:09
SHPËRNDAJE

“Çokollata e zezë rrit shqisën e të parit”. Ky ishte titulli i pazakontë i “Mail Online”, pas një testi që krahasonte efektet e çokollatës së errët dhe qumështit në vizionin e të parit. Kjo vërteton edhe hipotezën se çokollata e zezë me prani të lartë të antioksidantëve flavanole, që njihen për përfitime të shumta shëndetësore, përfshirë dhe sistemin nervor.

Studimi i bërë nga Universiteti i Optometrisë në San Antonio SHBA përfshiu 30 të rritur, të cilëve iu dha një porcion me çokollatë të zezë ose qumësht dhe më pas niveli i shikimit të tyre u testua në një vizitë rutinë. Të njëjtit të rritur e përsëritën testin tri ditë më vonë, duke ngrënë vetëm çokollatë.

Çokollatë
Çokollatë

Në fund, rezultoi se vizioni i atyre që konsumuan çokollatën ishte pak më i mirë se normalia, ata mund të lexonin rreth 20 metra larg, ndërsa një person normal e bën këtë gjë në vetëm 12 metra. Edhe pasi hëngrën kombinimin çokollatë-qumësht, vizioni i tyre ishte akoma më i mirë se normalja, por jo aq i mprehtë se çokollata e zezë.

Hulumtuesit konkludojnë se ndjeshmëria e kontrastit dhe mprehtësia pamore ishin dukshëm më të larta, 2 orë pas konsumit të një filxhani me çokollatë të zezë, por kohëzgjatja e këtij efekti dhe ndikimi në performancën e botës reale kërkojnë testime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura