“Çoi për dhjam qeni shqiptarët”, deputeti i PD-së i përvishet Tahirit: Çfarë kërkon mister droga

Oct 12, 2017 | 8:39
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD-së Flamur Noka, ka reaguar lidhur me projektligjin për mbrojtjen e kafshëve që dorëzoi sot në Kuvend deputeti socialist Saimir Tahiri.

flamur-noka-saimir-tahiri-420x361

Deputeti me anë të  një statusi në rrjetin e tij “Facebook”, hedh akuza në drejtim të  ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, të cilin e cilëson se ‘mister droga’ se bashkë me kryeministrin Rama e mbushën vendin me drogë.

Ndërsa me tej shkruan se iniciative e Tahirit për projektligjin është paradë e pafytyrësisë.

“Degjojeni mister drogen se cfare kerkon… Se bashku me padrinon e mbushi Shqiperine me droge , e shnderroi ne Kolumbi te Europes, na beri turpi botes si popull drogmen e tani kerkon denim te klasifikuar per kultivuesit e trafikantet e droges .. Kjo eshte parada e paftyresise….”, shkruhet në mesazhin e Nokës.

Por më parë po me anë të një statusi në “Facebook”, Noka shkruan:

“Eh ku ka perfunduar ky vend….Ai qe se bashku me ustain e tij ushqeu krimin duke çuar per dhjam qeni qindra jete shqiptaresh dhe qe e ktheu Shqiperine ne kasaphane njerezore sot po na inicion ligj per mbrojtjen e kafsheve… Cinizem pa kufij…..”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura