“Çohu Enver na bëj derman!” Pas reagimeve të ndjekësve, Adrola Dushi sqaron deklaratën: Nuk do të thotë që unë…

Jun 17, 2021 | 20:59
SHPËRNDAJE

Përmes një reagimi në rrjetet sociale modelja Adrola Dushi ka sqaruar një postim të saj që u keqkuptua nga një pjesë e ndjekësve.  

ad

“Ne si Shqiptare nuk dijmë ta menaxhojmë lirinë dhe demokracinë. Çohu Enver na bëj derman!”, shkruan Adrola në një postim.

Një pjesë e ndjekësve nuk e kanë pritur mirë frazën e saj duke e pyetur se çfarë ka dashur të thotë modelja përmes saj. Ajo ka dhënë një sqarim publik lidhur me deklaratën, duke e cilësuar atë si figurative.

“Per storyn paraardhes, thirrja “cohu Enver” eshte absolutisht figurative dhe kjo nuk do te thote qe une preferoj regjimin komunist apo totalitarist, kjo ishte thjeshte per te shprehur shokun tim emocional/mendor sa i perket ndodhive banale qe ndodhin ne vendin tone. Duke u perpjekur per te qene si bota, po ngaterrojme vlerat, talentin me banalitete dhe imazhin siperfaqesor qe po perpiqemi te shesim. Edhe pse eshte fraze kontradiktore per ne shqiptaret, kjo qe une permenda nuk eshte ne ligjerate te drejte por figurative sic e thashe dhe po e perdor ne nje moment te caktuar ku shoqeria jone po kalon episode te renda si jetesore, ashtu edhe kulturore”, shkruan Adrola në postim.

story 1

story2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura