Coco-Antonel nuk i ndahet mamit, shikoni si duket me Inisin në panair

Nov 18, 2018 | 16:16
SHPËRNDAJE

Coco-Antonel është vajza e showgirl-it dhe regjisores Inis Gjonit. Inisi publikon shpesh foto me vajzën nga përditshmëria e tyre dhe këtë herë na ka njohur me një moment shumë interesant.

Paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografuar nënë e bijë në ambientet e Panairit të Librit, tek kishin ndaluar në një prej stendave për të bërë zgjedhjet e tyre.

Së fundmi, e kemi parë Coco-n të shoqërojë mamin e saj, para një viti në ambientet e teatrit, teksa regjisorja po punonte për një nga shfaqjet e saj, e bija bën trajektoren e saj në skenë siç u pa në një video që u klikua shumë në rrjetet sociale. Regjisorja e vuri në skenë komedinë “Çifti i çuditshëm”, ndërkohë që ka njoftuar se po punon për shfaqjen e radhës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura