Ç’ndodhi pas vrasjes së Mehmet Shehut, episodi që tregon i biri dhe reagimet e Perëndimit

Jan 17, 2018 | 18:07
SHPËRNDAJE

Për nga rëndësia vrasja e Mehmet Shehut, kryeministrit në detyrë të Shqipërisë, mund të krahasohet vetëm më vrasjen e presidentëve të SHBA-së Abraham Linkoln, John Kenndy etj.

Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes
Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes

Keshtu shkruan ne librin e tij “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”, gazetari Roland Qafoku.

Ai thekson se kjo vrasje solli reagime nga më të ndryshmet brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjitha pa dyshim tejet interesante. E shokuar nga kjo ngjarje Shqipëria nuk po e merrte veten nga numri i atyre që po i quante armiq.

Vetë Shehu kishte zbuluar dhjetëra grupe armiqësore dhe vetë befas një ditë edhe ai u shpall i tillë, vetëm me një ndryshim, pas vdekjes.

I biri i Mehmet Shehut, Skënderi, tregon një episod interesant pas kësaj ngjarjeje. “Një i njohuri im që kishte shkuar midis një grupi kuadrosh në Mallakastër, në verën e vitit 1982 për të shpjeguar veprimtarinë armiqësore të Mehmet Shehut, më ka treguar se kur kish mbetur vetëm, kokë më kokë, me një plak të asaj krahine, ky i ka thënë: “More, po ky vend edhe me farë tradhtie të kish qenë mbjellë, kaq tradhtarë nuk do kishte nxjerrë”. Por ndërsa Shqipëria dukej e çoroditur, e çoroditur dhe e lehtësuar dukej bota jashtë Shqipërisë.

Perëndimi e quante Mehmet Shehu kasapin e Shqipërisë, dhe për të nuk kishte vdekur thjesht kryeministri i një vendi komunist.

Ndërsa në një raport të revistës amerikane “Time” shkruhej: “Si shef i policisë sekrete, në një mbledhje të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, në vitin 1950, ai ka qëlluar disa herë me dorën e tij një koleg që e kundërshtonte duke e lënë të vdekur mbi tavolinën e mbledhjes”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura