Ç’ndodhi në seancë? Deputetja e LSI flet për fyerje dhe denoncon: Ngacmime seksiste në Kuvend

Feb 1, 2018 | 18:30
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që Kuvendi u përfshi sot nga tensione të vazhdueshme që çuan në ndërprerjen tre herë të punimeve, një denoncim i fortë vjen nga deputetja e LSI-së.

nora malaj

Nora Malaj, teksa ka folur për mediat jashtë sallës së Kuvendit, ka treguar për fyerje që deputetet e shumicës i kanë bërë deputeteve të opozitës, madje edhe për ngacmime seksiste.

Ja cfarë tha Malaj

Parlamenti shqiptar është vendi i lirisë së fjalës. Nëse duam të japim alternativa për të gjithë shqiptarët që janë për tekste falas dhe nevojën që kemi për tu bërë bashkë, askush nuk ka të drejtë as të fyejë, as të ndalojë dhe as të na japë fjalën dhe të drejtën për atë që ne flasim. Parlamenti nuk është vetëm për atë grup parlamentar.

Ne jemi sot këtu për të kuptuar që ky oborr dhe ai Parlament do të jetë gjithmonë foltorja e vlerës për të zgjidhur problemin dhe jo për të qenë pjesë e problemit.

Nëse do kishit dëgjuar sot se cfarë fyerjesh i bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar që ka mbaruar kodi i Etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist i parlamentit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura