Ç’ndodhi natën në Tiranë-Durrës, policia nxjerr fotot: Pa pasur asnjë arsye…

Jun 24, 2018 | 9:48
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar aksionin gjate nates në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. “Ne zbatim te Planit te Masave per rritjen e parametrave te sigurise gjate fundjaves, Policia Rrugore e Tiranes po vijon kontrollet me Radar. 10 Leje Drejtimi të pezulluara, për shpejtësi që variojnë nga 140 km/h deri në 179 km/h”-njofton policia.

Sipas saj, megjithese kontrollet jane te panderprera çdo dite perseri ka drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi shume mbi limitin e lejuar, dhe pa pasur asnje arsye per te qarkulluar me keto limite shpejtesie.

Policia Rrugore e Tiranes thekson se eshte e angazhuar per te evidentuar ndeshkuar çdo shkeles te kodit rrugor, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Qarkulloni duke zbatuar rregullat e qarkullimit qe destinacioni juaj te jete i sigurt. Policia Rrugore e Tiranes ne sherbim te sigurise se jetes ne rruge”- ben apel policia.

5 4 3 2 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura