Ç’ndodh në kryeqytet/ Frika nga koronavirusi boshatis farmacitë nga maskat dhe dezinfektuesit, çmimet deri 50 fish më shumë

| 8:15
SHPËRNDAJE

Afrimi i koronavirusit në Italinë fqinje ka zbrazur farmacitë nga maskat dhe dezinfektuesit.QYTETARET-EM-MASKA-770x433

Të vetmit përfitues nga përhapja e virusit vdekjeprurës duket se janë industritë farmaceutike, të cilat kanë shitur vetëm brenda një dite sasinë që duhej ta shisnin në disa muaj, e madje me çmim më të lartë. Një maskë njëpërdorimshme 10 lekëshe është shitur pesë deri 50 fish më tepër. Kjo, nëse ke fat.

Shumëkujt i është dashur të bredhë farmaci më farmaci për të gjetur, pa pyetur fare për koston.

Në të tjera sheh qytetarë duke pritur për ardhjen e porosive nga depot. Dhe nuk duan një ose dy. Minimalisht dhjetë. “T’i kemi, se nuk i dihet”, shprehen rëndom qytetarët e pyetur. E njëjta gjë ka ndodhur me alkoolin etilik.

Një farmaci në Stacionin e Trenit thotë se ka shitur vetëm në dy orët e paradites së djeshme mbi 50 shishe të tilla, një kërkesë kjo e pazakontë në ditët e tjera.

Ndonëse nuk ka asnjë rast të deklaruar në vend dhe Ministria e Shëndetësisë këmbëngul për këtë, qytetarët kanë ndryshuar përditshmërinë e tyre, duke u bërë më të ndërgjegjësuar se asnjëherë për higjienën personale, një këshillë e shpeshtë e ditëve të fundit nga autoritetet. Kudo, në rrugë, në institucione publike e arsimore sheh të rinj e të vjetër me maska. Por sa mbron ajo?!koronavirus-rinas8

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë provë që maska mbron nga koronavirusi. Për më tepër që edhe përdorimi i saj ka ca rregulla, që jo të gjithë i dinë. Vendosja, sipas OBSH-së, rekomandohet më tepër për persona që dyshohet ose janë prekur nga koronavirusi, me qëllim që të mos përhapet te të tjerët, kryesisht përmes sekrecioneve të kollës apo teshtimës. Por, nëse vendosni të mbani një të tillë, duhet ta hidhni pas çdo përdorimi. Në të kundërt, në vend që t’ju mbrojë, mund të kthehet në një burim infektimi për shkak të mikrobeve në të.

KONTROLLET

Të gjithë personat që hyjnë në vend, qoftë nga deti apo në rrugë tokësore, shqiptarë ose të huaj, i nënshtrohen një pyetësori dhe matjes së temperaturës sapo shkelin në tokën shqiptare. Këto janë masat e implementuara prej pak ditësh, që po zbatohen nga uniformat blu dhe Ministria e Shëndetësisë.

“Për të marrë informacionin e duhur për ata shtetas, të cilët kanë ardhur nga vendet ku është evidentuar koronavorusi, ne kemi përgatitur pyetësorët përkatës që u bëhen shtetasve shqiptarë apo të huaj që hyjnë në Shqipëri”, deklaron shefi i Policisë Kufitare, Eduart Merkaj. Ndërsa një ekip mjekësh asiston me matjen e temperaturës së udhëtarëve. Vetëm një ditë më parë, numri i tyre i kalon të 2 mijtat. Në portin e Durrësit, prej nga vijnë mijëra qytetarë nga vendi i prekur, procedura është e njëjtë. Masa janë marrë edhe në dy pikat kufitare të Kukësit e Tropojës, edhe pse nuk ka pasur fluks të shtuar lëvizjeje.

Specialistë të Njësisë Vendore të Shëndetit Publik të Sarandës po asistojnë edhe në Qafë-Botë, nga ora 06:00 e mëngjesit deri më 22:00, kur edhe Dogana funksionon. Në pikën doganore të Muriqanit, që lidh Shkodrën me Malin e Zi, stafi mjekësor tashmë qëndron 24 orë dhe po kontrollohen të gjithë shtetasit e huaj dhe ata shqiptarë, që vijnë nga vende të ndryshme.

PANORAMA

 

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.