Çmontohen “sytë e krimit” në Tiranë, hiqen mbi 70 kamera sigurie të instaluara ilegalisht. Ja zonat ku u gjetën

Jan 30, 2023 | 14:16
SHPËRNDAJE

Mbetet në zhvillim operacioni “Fijet e krimit” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme, këtë herë në Tiranë.

kamera Tirane

Gazetari i PANORAMA TV, Ervin Leka konfirmon se ka filluar një operacion gjatë natës për heqjen e këtyre kamerave që dyshohet se ishin vënë nga grupet kriminale, dhe deri më tani janë hequr mbi 70 të tilla.

Mësohet se te ish-Parku janë çmontuar 4 kamera sigurie, 10 kamera në Laprakë, Rruga e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 te zona e Xhamllikut, 5 Maji, Fresku, Yzberisht dhe Fushë Mëzez.

Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura