Çmimit Nobel për paqen/ Triumfojnë aktivistët e fjalës së lirë, kush janë dy gazetarët fitues

Oct 8, 2021 | 11:33
SHPËRNDAJE

Çmimi Nobel për paqen për vitin 2021 iu dha gazetarëve dhe aktivistëve të fjalës së lirë Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia.

gazetaret

Kryetari i komitetit, Berit Reiss-Andersen, tha se vlerësimet ishin bërë për “përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”.

Maria Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe CEO e Rappler, e cili kaloi gati dy dekada si reportuese investigative në Azinë Juglindore për CNN.

Në vitin 2020, ajo u dënua sipas një ligji të diskutueshëm të Filipineve kundër krimit në internet, një veprim i dënuar gjerësisht nga grupet e të drejtave dhe gazetarët si një sulm ndaj lirisë së shtypit.

Dmitry Muratov është një gazetar rus dhe kryeredaktor i gazetës “Novaya Gazeta”, e përshkruar nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si “gazeta e vetme me të vërtetë kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot”, të cilën ai e redaktoi midis 1995 dhe 2017.

Muratov fitoi një Çmim Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit në 2007 për guximin e tij në mbrojtjen e lirisë së shtypit përballë sulmeve, kërcënimeve dhe burgimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura