Çmimi rekord i naftës/ Vasili: Boll i masakruat shqiptarët me Borde si sekte hajdutësh. Nëse ua mban, transmetojini mbledhjet live

Jun 18, 2022 | 11:38
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka propozuar që mbledhjet e Bordit të Transparencës ku përcaktohen dhe çmimet për karburantet të bëhen live, për transparencë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “si një sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa transparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh. Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit”.

Petrit-Vasili

“Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.
Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve. Apo s’jua mban se dalin lakrat ne shesh”, shkruan Vasili pasi nafta arriti te premten nje tjeter cmim rekord, me 265 leke per liter.

POSTIMI I PLOTE

Bordi i Trasparences te transmetoje Live ne TV Mbledhjet, qe ben, ne se ja mban….‼️
Si nje sekt gjobvenes ky Bord i paligjshem pjelle e mbarsjes qeveri- oligarki, mbyllur dhe pa trasparence vendos çdo jave çmime shkaterruese, si gjoba te verteta mafiozesh.
Pse nuk i transmetojne live ne TV mbledhjet e Bordit.

Ti trasmetojne Live mbledhjet se edhe Bord trasparence edhe bunker informativ nuk rrine bashke.

Ti trasmetojne Live, qe te kuptojme se:
?Nderkohe qe ky Bord vendos çmime kaq te larta skandaloze ne treg ka pika karburanti me cmim me te ulet se ky i Bordit te hajduteve.Keto pikat e vogla qenkan me te fuqishme qe ju del hesapi dhe pikave te medha qe shesin 100 fish me shume nuk ju dilka?
? Te dijme te gjithe se me cilin cmim eshte blere nafta te ciles Bordi i ve cmimin per qytetaret.
? Te dijme se kur eshte blere nafta dhe me cfare vlere ishte ne ate dite,.
? Te dijme se si eshte formula e perllogaritjes deri ne caktimin e cmimit qe paguan qytetari.
? Te dijme pse gjate luhatjes se cmimit te naftes edhe kur cmimi ulet nuk u blekerka fare nafte, por per çudi u bleka gjithmone me e shtrenjta dhe keta te Bordit gjithmone kane reference vetem cmimin me te larte.
? Te dijme pse Maqedonia,Mali i zi edhe Kosova kane çmime mjaft me te ulta se Shqiperia a mos jane ne planet tjeter dhe jo ne kufi me ne.
Boll i masakruat shqiptaret me Borde qe fuksionojne si sekte hajdutesh.
Ne se jua mban transmetoni Live mbledhjet e Bordit, qe ju ve cdo jave gjoben e radhes shqiptareve. Apo s’jua mban se dalin lakrat ne shesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura