Çmimi Nobel për Kimi ndahet për punën në bateritë rimbushëse

Oct 9, 2019 | 16:24
SHPËRNDAJE

Profesorët, John Goodenough, Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Kimi këtë vit.

Ata kanë fituar këtë çmim për “zhvillimin e baterive rimbushëse”.

1E98958C-DEE9-448F-B520-8EEE6975EF93_cx0_cy14_cw0_w1023_r1_s

Përgjatë punës së tyre, shkencëtarët është thënë se ata kanë krijuar kushte për krijim të baterive që hasen në përditshmëri.

Bateritë rimbushëse janë përmendur edhe më herët si krijim për të cilin meritohet një çmim, pasi ato përdoren në telefonë, laptopë dhe makina elektrike.

Shkencëtarët do të ndajnë në mënyrë të barabartë shumën prej 740,000 dollarëve që vjen bashkë me çmimin e ndarë nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm.

Goodenough, 97-vjeçar është laureati më i vjetër që ka fituar ndonjëherë Çmim Nobel në të gjitha kategoritë./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura