Çmimi i ujit/ Këshilltarët e LSI akuza të forta: Bizneset e deputetëve të PS–së përdorin pa kontratë ujin e pijshëm

Jul 25, 2017 | 19:48
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Këshilltarët e LSI-së në dëgjesën e zhvilluar sot në Bashkinë e Tiranës, i kanë bërë një propozim Bashkisë për ujin e pijshëm ku kërkohet ulja e çmimit për shtresat e varfra.

Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e thirrur, Endrit Braimllari, anëtari i LSI-së në Këshillin Bashkiak, pohoi para Veliajt se nevojitet një skemë rimbursimi për familjet në nevojë.

“Dëgjesa publike në Këshillin Bashkiak u bë me kërkese te këshilltareve te LSI. Logjika e faktit të kryer shkatërron transparencën. Asnje pagese me shume per shtresat ne nevoje. Zgjidhja jone i cliron te varferit nga shtesa e cmimit. Oligarkia të mbaje barrën le të paguajë më shumë. Bizneset që lidhen me artikujt e shportës te mos u rritet çmimi. Qeveria te lere sheshet po te financoje ujin e pijshëm. Krahasimi i Veliajt me Korçën i pavërtetë. Korça u financua nga KFW dhe qeveria”, tha Braimllari.

Deklarata e grupit të këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës

Me kërkesë të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës, është thërritur në një seancë dëgjimore për problemet e ujësjellësit të kryeqytetit, Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Kjo seancë që po zhvillohet në këto momente në sallën e këshillit bashkiak, synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës, që ka ujësjellësi i Tiranës, të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare; për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS–së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pijshëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera te zona e Freskut, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!

Por një arsye themelore që këshilltarët e LSI-së kanë thirrur këtë seancë dëgjimore me kryetarin e bashkisë është edhe garantimi i transparencës për qytetarët, sepse në fund të fundit bashkia është e tyrja dhe interesi i tyre është parësor!

A do e votojë LSI propozimin e Veliajt për çmimin e ujit? Ja lëvizja e këshilltarëve të Kryemadhit

Demokratet ne Keshillin Bashkiak te Tiranes kundershtuan sot rritjen e tarifes per ujin e pijshem, duke akuzuar Veliajn se po fsheh pas kesaj nje megaaferë.

keshill bashkia erion veliaj

Pasditen e sotme, keshilltaret e LSI-së kerkuan dëgjese publike me kryetarin Erion Veliaj, pikerisht per te diskutuar rreth çështjes së rritjes se çmimit të ujit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura