“Çmimi i naftës në rënie rekord, por Bordi i Hajdutëve vazhdon ta mbajë shumë të lartë”- Petrit Vasili: Skenar vjedhjeje nga qeveria

Aug 5, 2022 | 8:47
SHPËRNDAJE

Deputeti Petrit Vasili ka reaguar për çmimin e naftës që në Shqipëri vijon të jetë shumë i lartë, ndërkohë që Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se “është në rënie rekord”.

petrit vasili

Duke e krahasuar me çmimin e shitjes së naftës në Maqedoni, Vasilu thotë se diferenca “eshte e qarte dhe s’ka asnje justifikim pervec skenarit te vjedhjes qe qeveria po zbaton egersisht kunder shqiptareve”.

Postimi i plotë

Deklarata e Presidentit Biden, provë asgjësuese e vjedhjes se Qeverise me çmimin e Naftes!!!

Dje Presidenti amerikan Biden deklaroi shume shume qarte se çmimi i Naftes eshte ne renie rekord.

Ndersa Bordi i Hajduteve te Qeverise se Edi Rames vazhdon te mbaje shume te larte çmimin e Naftes.

Maqedonia e ka çmimin vetem 176 leke dhe uljet atje kane qene te vazhdueshme.

Ndersa ne Shqiperi çmimi eshte plot 221 leke.

Diferenca eshte e qarte dhe s’ka asnje justifikim pervec skenarit te vjedhjes qe qeveria po zbaton egersisht kunder shqiptareve.

Bordi i Hajduteve vetem vjedh shqiptaret me çmimin e naftes, faktet flasin vete.

Bordi i Hajduteve eshte thjesht nje vegel qorre qe perdoret nga Rama per te vazhduar pazarin e madh te bashkevjedhjeve me oligarket.

Deklarata e Presidentit Biden i ve vulen hajduterise shteterore te qeverise se Edi Rames me çmimin e Naftes.

297673006_611706026980325_4117648645970686983_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura