Çmimi i lejes së qarkullimit të mjeteve, shtohet elementi i sigurisë, ja sa do të kushtojë

Oct 22, 2020 | 8:08
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës për ndryshimin e formatit të lejes së qarkullimit, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, shpjegoi për revistën “Monitor” se modeli i ri do të jepet vetëm për aplikimet e reja.

makina_9

Gonxhe shpjegoi se leja e re e qarkullimit nuk do të ketë afat vlefshmërie, vula kolaudimi dhe do të kushtojë 2,100 lekë. (Leja aktuale, për shkak të vulave të kolaudimit duhej të rinovohej për kategori të caktuara mjetesh, çdo 5 ose çdo 10 vjet).

“Formati i ri i lejes së qarkullimit të mjetit rrugor të regjistruar do të jepet vetëm për ata qytetarë që kryejnë veprime të reja me mjetin. Për shembull, ata qytetarë që do të merrnin lejen e re në çdo rast apo që kryejnë ndryshime. Të tjerët nuk detyrohen të ndryshojnë lejen e qarkullimit. Çmimi mendohet që do të jetë 2,100 lekë, sepse do të ketë një letër speciale shumë më të kushtueshme sesa letra e zakonshme që përdoret sot dhe do të jetë e pajisur me elemente sigurie. Dokumenti i ri do të unifikojë së bashku 3 në 1, do të ulë ndjeshëm me 40% koston që qytetari paguan aktualisht për këto dokumente (certifikata dhe leja ndërkombëtare), që në total aktualisht i kushtojnë 3,500 lekë. Pra me lejen e re do të paguajë vetëm 2,100 lekë. Do të kursejë dhe kohë, dhe angari. Do të marrë 1 dokument me standard, si leja e mjetit të Gjermanisë”, deklaroi Blendi Gonxhja.

LEXO EDHE: Ndryshon leja e qarkullimit për drejtuesit e automjeteve. Çfarë përmban urdhri i ri i Ministrisë së Infrastrukturës

7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura