Shqipëria rezulton të jetë një ndër vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë duke ndikuar direkt në ekonomitë familjare por edhe në biznese. Përqëndrimi i pothuajse tërësisht zinxhirit të tregut që nga importi, shkarkimi në porte shitja me shumicë dhe pakicë në pak duar kanë çuar në një situatë ku ka shenja të forta të mungesë së konkurrencës.
Në Tetor të këtij viti autoriteti i konkurrencës ka vendosur të hapë një hetim paraprak për Tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve”. Hetimi do të përfshijë të tre koncesionarët që kanë dhënë leje për Tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve që vinë nga jashtë, për periudhën Janar 2017-Tetor 2020.
Më kokretisht për Petroliferën në Vlorë dhe dy koncesionet në Porto Romano të Durrësit, Romano Port SHA dhe Porti MBM. Ky i fundit i cili ka të drejtat e përpunimit të anijeve mbi 20 mijë ton zotërohet nga shoqëria ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP, e cila kontrollohet nga nga dy prej kompanive më të mëdha të tregimit me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në vend.
Referuar të dhënave të importit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për karburantet e përpunuara (ngarkim-shkarkim, depozitim) të realizuara në këto porte vihet re se: Pjesa më e madhe e karburanteve që importohen në vend është mbi 80% naftë dhe më pak se 20% benzinë. Tregu i importit të karburanteve për periudhën 2017-2020 (janar-shtator) paraqitet si shumë i përqendruar ku treguesi CR3 është mbi 80 %, thuhet në vendimin për çeljen e hetimit.
Tregjet e karburanteve kanë qenë disa herë objekt i hetimeve të mëparshme nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vitin 2012, kompania Romano Port sh.a u gjobit me 6.7 milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese të ndërmarrjes në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare. /BW/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al