Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama ditën e djeshme, se çmimi i kanabisit në tregjet e huaja evropiane ka pësuar një rritje stratosferike për shkak të rënies së prodhimit shqiptar.
Përmes një postimi në facebook, Shehu përgënjeshtron kryeministrin dhe thekson se ky nuk është një lajm i pavërtetë, pasi kultivimi i kanabisit është rritur në mënyrë galopante këtë vit.
Sipas Shehut kanabisi i këtij viti është ende në përpunim dhe nuk ka dal ende në treg.
Postimi i Tritan Shehut
Rama nuk mund te fshehe “Republiken e Kanabisit”! Siperfaqet e kultivimit jane shtuar me 50% ndaj vitit te kaluar.
Dje ai deklaroi se cmimi nderkombetar i kanabisit qenka ngritur, nga qe prodhimi shqiptar ka rene!! Askush nuk mund ta besoje kete, kur furnizuesit e medhenj te Europes me Kanabis jane vendet e Afrikes se Veriut, pervec prodhimit te vete saj.
Deklaroi se prodhimi shqiptar ka rene nga qe dhe dergesat drejt Italise jane ulur. Edhe kjo eshte nje tymnaje. Kanabisi i ketij viti eshte akoma ne perpunim, perpara se te transportohet. Kjo kerkon edhe disa jave.
Asgje nuk eshte e vertete nga sa tha Rama per Kanabisin. Perkundrazi kultivimi kete vit eshte rritur ne menyre galopante, se bashku me forcimin e kriminalitetit dhe kriminalizimin e metejshem te institucioneve tona pergjegjese, qendrore apo lokale.
Guardia di Finanza perfundon me 31 tetor periudhen e identifikimit te siperfaqeve me kanabis nepermjet fluturimeve per kete vit. Rezultatet e deri tanishme tregojne te kunderten e asaj qe deklaron Rama.
Siperfaqet e kultivimit jane shtuar me reth 50% ne krahasim me vitin e kaluar. Ne Jug, pjesen e Mesme e vecanerisht ne Veri te vendit. Ky eshte realiteti i forcimit te kesaj veprimtarie kriminale.
Kjo eshte edhe si pasoje e “mbajtjes se premtimeve elektorale” te Rilindjes ndaj grupeve kriminale, per mbeshtetjen e tyre gjate zgjedhjeve te 25 Prillit. Shqiperia eshte kthyer keshtu ne nje Republike Kanabisi!
Deklarata e kryeministrit Rama
Ka një rritje katastrofike të çmimit (të hashashit) se s’ka prodhim. E kam parë në një nga raportet, sepse ka kaq kohë që nuk ka as kapje, as nga policia italiane, sepse ka rënie drastike të kultivimit. Ky është shumë lajm i mirë sa më takon mua. Është raport konfidencial. Flasim për shit-blerjen në tregun ndërkombëtar, jo për në Shqipëri. Në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë. Flasim për furnizmin nga tregu i Shqipërisë.
© Panorama.al