Çmimi i energjisë elektrike është ulur? Qytetarët “masakrojnë” Ramën

May 27, 2016 | 18:55
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama nuk e pranon faktin që çmimi i energjisë elektrike është rritur në tre vitet e fundit. Pak ditë më parë, duke iu referuar ERE-s tha se çmimi jo vetëm nuk ka pasur rritje, por është ulur.

Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar marreveshja me BE per procedurat e sigurise per shkembimin dhe mbrojtjen e informacionit te klasifikuar./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Ndërsa sot, Rama i është referuar një raporti të Eurostat që flet për një ulje me 29% të çmimit të energjisë elektrike.

“Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri është ulur. Tregojani këtë fakt sharlatanëve që ju thonë papushim se u rrit çmimi i energjisë”, shkruan Rama.

Kryeministri e mbyll reagimin duke thënë se, ambicia e qeverisë së tij është ka kthejë sektorin elektro-energjetik shqiptar në fuqi udhëheqëse kombëtare dhe të mirëqenies shoqërore.

Në një kohë kur qeveria dhe opozita mbajnë qëndrime të kundërta, vetë qytetarët komentojnë të zhgënjyer në statusin e Ramës në Facebook, ku Kryeministri u ka kthyer përgjigje disa prej tyre me përgjigje identike.

Por, a është ulur vërtetë çmimi me 29.6%? Nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë atëherë, familjet shqiptare do të pagunin shumë më pak.

A gënjen Eurostat? Jo! Instituti i BE-së i statistikave i referohet çmimit para se qeveria e majtë të hiqte atë që quhej fasho deri në 300 kv, ku çmimi ishte 7.7 lekë për kv. Çdo kv që konsumohej pas 300 kv llogaritej me 13.5 lekë për kv. Me heqjen e këtij rregulli, çmimi shkoi në 9.5 lekë për kv. Kjo është dhe ulja me 29.6%.

rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura