Çmimi i biletave në autobus 40 lekë, por shikoni si shtypen njerëzit si sardele

Jan 19, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Sipas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës nga 1 Shkurti çmimi i biletave në autobusë do të jetë 40 lekë dhe jo më 30 lekë.

Por një foto e publikuar sot nga Nisma Thurrje tregon gjendjen se ku ndodhen autobusët, pronarët e të cilëve falë bujarisë së kryebashkiakut Veliaj do të fitojnë me këtë vendim 5.5 milion USD në vit.

Në foto shikohen njerëz që shtypen me njeri tjetrin si sardelet…dhe po ta mendosh që kështu do të shtypen edhe nga 1 shkurti kur të paguajnë 10 lekë më shumë.

autobus

Video-selfie nga udhetimi ne urbanin e TiranesJemi ne ditet e fundit te çmimit te biletes 30 leke dhe fluksi i udhetareve te fundit eshte shume i larte. Per me teper shikoni video-selfien…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura