Çmimi ‘At Zef Pllumi’/ “Je i paligjshëm në detyrë”- Salvator Kaçaj thumbon Pjerin Ndreun: Më legjitimoi…

Feb 10, 2020 | 12:47
SHPËRNDAJE

Pjerin NDreu, Salvator KacajNdarja e çmimit “At Zef Pllumi” në qytetin e Lezhës është shoqëruar dhe me një replikë mes kandidatit të përfolur nga e djathta, Salvator Kaçaj dhe kryetarit aktual të Bashkisë së Lezhës.

Në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu i fitoi zgjedhjet për bashkinë pa patur një kandidat rival nga opozita e bashkuar.

Salvator Kaçaj, gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve në Qendrën Kulturore të Qytetit të Lezhës i është drejtuar Pjerin Ndreut duke e quajtur atë si “të paligjshëm në detyrë”.

Por, kreu i Bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Socialiste ka thënë gjatë kësaj ceremonie në replikë me Kaçajn, se “Çmimi At Zef Pllumi që akordoi, e ka legjitimuar atë në këtë funksion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura