Çmimi “agjenti më i mirë i vitit 2017”, ja cilët janë kandidatët

Dec 15, 2017 | 20:04
SHPËRNDAJE

Në 28 dhjetor do të jepet çmimi për agjentin më të mirë të vitit 2017 nga “Globe Sport” dhe mbrëmja do të organizohet në Dubai. Në listën me tre kandidatë janë dy emra që ishin prezentë në listë edhe vitin e kaluar. Ata janë dy agjentët që janë të njohur në nivel global. Bëhet fjalë për Mino Raiolën dhe Jorge Mendes.

luki

Ndërsa një emër i ri në këtë listë Alesandro Luki. Ai ishte pas transferimit që bëri bujë këtë verë në Itali, atij të Bonuçit nga Juventusi te Milani dhe është agjenti i disa lojtarëve të tjerë të njohur si Zapakosta, Kuadrado, Suso, etj. Luki e ka merituar të jetë në këtë listë pas disa transferimeve dhe rinovime kontratash shumë të suksesshme këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura