Çmimet “THE BEST”, zbardhen votat e Panuçit. Befasia, si kapiten i Kombëtares nuk voton… Agolli

Sep 24, 2018 | 22:46
SHPËRNDAJE

Në çmimet “THE BEST”, të shpërndara ditën e sotme nga FIFA, kanë votuar edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, po ashtu edhe kapiteni, që për çudinë e të gjithëve nuk është Ansi Agolli, por portieri Etrit Berisha.

the best

Në votat respektive, për lojtarin më të mirë të vitit, Panuçi ka votuar me 5 pikë Luka Modriç, me 3 pikë Kristiano Ronaldon, dhe vetëm 1 pikë për Eden Hazard. Ndërkohë, Berisha ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë Lionel Mesin, me 3 pikë Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë për Luka Modriç.

Ndërkohë, në votat për trajnerin më të mirë të vitit, trajneri Panuçi ka vlerësuar kroatin Zlatko Daliç me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë, si dhe Zidan me vetëm një pikë. Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura