ÇMIMET “THE BEST”/ Modriç është “Zot”, Salah goli më i bukur. Ja të gjithë fituesit e mbrëmjes (VIDEO)

Sep 24, 2018 | 22:10
SHPËRNDAJE

U zhvillua mbrëmjen e sotme në Londër, ceremonia e ndarjes së çmimeve “THE BEST”, organizuar nga FIFA, për të nderuar lojtarin më të mirë femër e mashkull, fituesin e çmimit për golin më të bukur të vitit, trajnerët më të mirë, si dhe shumë çmime të tjera, që mund t’i ndiqni të gjitha më poshtë.

ÇMIMET “THE BEST”

LOJTARI MË I MIRË I VITIT – Lojtari më i mirë i vitit, shpallur nga FIFA, është kroati Luka Modriç. Mes kandidaturave, ishin Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.

bandicam 2018-09-24 21-57-51-438

LOJTARJA MË E MIRË FEMËR – Lojtarja më e mirë femër për sezonin 2018, nga FIFA u zgjodh Marta, e cila udhëhoqi Brazilin në fitoren e Kupës së Amerikës këtë sezon. Mes kandidaturave, ishin Ada Hegerberg e Lionit, Xhenifer Marozan, po ashtu e francezëve të Lionit, si dhe Marta, brazilianja, një nga veteranet për femra.

bandicam 2018-09-24 21-52-40-290

FORMACIONI FIFPRO – David De Gea; Dani Alves, Rafael Varane, Serxhio Ramos, Marselo; Luka Modriç, N’golo Kante, Eden Hazard; Lionel Mesi, Kilian Mbape, Kristiano Ronaldo.

bandicam 2018-09-24 21-41-02-717

ÇMIMI “FAIR-PLAY” – Lenart Tai, sulmuesi i Venlos në Holandë, la kampionatin për një javë, për të shpëtuar një të sëmurë me leucemi, në mënyrë që të dhuronte gjak, falë qelizave të tij të veçanta. Venlo e humbi ndeshjen e asaj jave, me shifrat 3-0 ndaj PSV, por tifozët e të dy skuadrave e duartrokitën lojtarin, për gjestin. Për këtë arsye, ai u nderua edhe me çmimin Fair Play të këtij viti.

bandicam 2018-09-24 21-35-51-644

ÇMIMI I TIFOZIT – Çmimi për tifozin më të mirë të këtij viti, zgjedhur nga vetë tifozët në internet, shkoi për tifozët peruanë, të cilët gjatë Botërorit në Rusi, të shumtë në numër, udhëtuan për të ndjekur ekipin e tyre.

bandicam 2018-09-24 21-32-25-477

TRAJNERI MË I MIRË FUTBOLL I FEMRAVE– Trajneri i ekipit të Lionit për femra, Reinald Pedros, u shpall trajneri më i mirë në futbollin e femrave. Reinald Pedros, Asako Takakura, si dhe Sarina Uigman, një mashkull dhe dy femra, ishin kandidaturat.

bandicam 2018-09-24 21-10-50-424

PORTIERI MË I MIRË – Portieri i Belgjikës, si dhe tashmë i Realit të Madridit, Tibo Kurtua, është shpallur portieri më i mirë i vitit, nga FIFA. Mes kandidaturave, ishin Tibo Kurtua, Hugo Loris, si dhe Kasper Shmajkel.

bandicam 2018-09-24 21-06-00-484

TRAJNERI MË I MIRË MASHKULL – Trajneri më i mirë për meshkujt, u shpall nga FIFA Didier Deshamp, pasi u shpall kampion bote me Francën, në Botërorin e Rusisë. Mes kandidaturave, ishin trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, trajneri i Realit të Madridit sezonin e kaluar, Zinedin Zidan, si dhe trajneri i Francës, kampion bote, Didier Deshamp.

bandicam 2018-09-24 21-00-14-188

ÇMIMI PUSKAS – Goli më i bukur i vitit, u zgjodh ai i Mohamed Salah, në derbin mes Liverpulit dhe Evertonit. Mes kandidaturave ishin Garet Bejl në finalen e Champions, Denis Çerishev në Botërorin e Rusisë, Kristiano Ronaldo ndaj Juventusit, Xhorxhan de Araskaeta në Uruguai, Lionel Mesi me Argjentinën në Botëror, Rajli Mekgri në kampionatin australian, Benxhamin Pavard, Rikardo Kuaresma me Portugalinë në Botëror, Mohamed Salah në kampionatin anglez.

bandicam 2018-09-24 20-55-38-491

dzsaknfdsa-750x430

I ftuar special në këtë mbrëmje është dhe tekniku italian i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi, dhe ka qenë një nga të parët që ka mbërritur në këtë eveniment mbrëmjen e sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura