ÇMIMET/ Sa vlejnë tokat në fshatrat VIP dhe kurorën e Tiranës

Feb 8, 2016 | 10:42
SHPËRNDAJE

Ulje drastike për një pjesë të fshatrave në periferi të Tiranës. Një metër katror në Pezë, Shishtufinë, Dritaz, Vaqarr, Ndroq dhe Zall-Herr do të kushtojë më pak krahasuar me një vit më parë. Qeveria ka vendosur të çmojë më lirë kurorën e kryeqytetit.

Harta-njPërkundrejt kësaj tendence, ato që nuk kanë ndryshuar vlerë janë të ashtuquajturat fshatra “vip”, të tilla si Lundra apo Mulleti.

ÇMIMET

Çfarë vihet re është diferenca ndërmjet çmimeve të reja dhe atyre që kanë qenë në fuqi deri në miratimin e hartës, e cila dy ditë më parë është botuar në Fletoren Zyrtare. Vlera e pronës në Pezë nga 3560 lekë për m2 që ka qenë është bërë vetëm 878 lekë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shishtufinën, Ndroqin, Vaqarrin. Në këtë të fundit ulja e shënuar është edhe më drastike. Çmimi i ri është bërë 528 lekë/m2 nga 3560 lekë që ka qenë para një viti. Kjo valë ka përfshirë edhe Fikasin, Dritazin, Prushin, Çerkez Morinën dhe Zall-Herrin. Sakaq, të njëjtat vlera ashtu si në 2015 kanë ruajtur Yzberishti, ku toka do të vazhdojë të kushtojë 4242 lekë/m2. Shifra të pandryshuara shënohen edhe në Yrshek dhe Paskuqan. Së fundmi, valës së ndryshimit i ka shpëtuar edhe zona e Dajtit, ku një metër katror do të vijojë të jetë 3560 lekë.

FSHATRAT

“VIP” Përgjithësisht, kurora e Tiranës është vlerësuar më pak këtë vit, kjo mund të dallohet lehtësisht nga ballafaqimi i vlerave.

Kur jemi përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri të pronave, i cili ndryshon në thelb formulën e kompensimit të pronarëve, një tregues i tillë dëshmon se kjo zbritje nuk mund të jetë e paqëllimshme.

Për të ulur barrën financiare që i lind nga detyrimi për shpërblimin e ish-pronarëve, qeveria ka çuar në kufijtë e minimumit çmimet për metër katror në këto zona. Përkundrejt kësaj panorame, fshatrat e cilësuara “vip” do të kenë edhe këtë vit të njëjtën vlerë. Një metër katror në Lundër vijon të jetë 3283 lekë.

E njëjta gjë konstatohet edhe në Mullet, ku çmimi është 3560 lekë/m2. Ndonëse shënoi ulje para një viti, Surreli, ku Kryeministri Rama është duke ndërtuar shtëpinë, sërish çmohet më pak. Toka nga 474 lekë që ishte, është bërë 457. Mbetet për t’u parë se si çmimet në këtë zonë do të luhaten në vijim.

Tabela me cmimet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura