Çmimet OSCAR/ Di Caprio, aktori më i mirë. ‘Shok’ s’triumfon. Ja fituesit

Feb 29, 2016 | 7:58
SHPËRNDAJE

Në natën më të rëndësishme të filmit në botë, Leonardo Di Caprio arriti te fitojë çmimin për aktorin më të mirë, për lojën e tij në filmin “The Revenant”.

oscarKy ishte nominimi i tij i pestë për çmimin Oscar, në këtë kategori, dhe kjo është hera e parë që ai del fitues.

1Nga ana tjetër, Brie Larson fitoi çmimin për aktoren më të mirë, për rolin e saj në filmin “Room”, ndërsa Alejandro Inarritu u shpall regjisori më i mirë, për filmin “The Revenant”.

Në ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve Oscar, “Spotlight”, u shpall filmi fitues i kësaj mbrëmjeje.

Filmi kosovar “Shok”, me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.

Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër irlandez, Sttuterer.

“Shok” është filmi i parë kosovar që arriti ta fitojë një nominim për çmimin Oscar, duke shënuar kështu një arritje të madhe në historinë e kinematografisë kosovare.

Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë.

CMIMET

Aktori më i mirë- Leonardo DiCaprio, “The Revenant”

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër-“Stutterer,” Benjamin Cleary and Serena Armitage

Aktorja më e mirë- Brie Larson, “Room”

Aktori më i mirë dytësor- Mark Rylance, “Bridge of Spies”

Aktorja më e mirë dytësore- Alicia Vikander, “The Danish Girl”

Regjisori më i mirë- Alejandro G. Iñárritu me “The Revenant”

Skenari më i mirë – “Spotlight,” nga Josh Singer dhe Tom McCarthy

Skenari më i mirë i përshtatur-“The Big Short,” Charles Randolph dhe Adam McKay

Dizanji më i mirë-“Mad Max: Fury Road,” Jenny Beavan

Filmi i huaj më i mire- “Son of Saul”

Kolona zanore më e mirë- “The Hateful Eight”

Muzika, kënga origjinale- “Writing’s On The Wall”

Filmi i shkurtër i animuar- “Bear Story”

Filmi i animuar- “Inside Out”

Dokumentari më i mirë-  “AMY”

Kostumografia më e mirë- “Mad Max: Fury Road”

Produksioni më i mirë- “Mad Max: Fury Road”

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve- “Mad Max: Fury Road”

Editimi më i mirë- “Mad Max: Fury Road”

Editimi i zërit- “Mad Max: Fury Road”

Miksimi i zërit “Mad Max: Fury Road”

Efektet vizuele- “Ex Machina”

3247109111213141516

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura