Çmimet e reja, sa do të tregtohen nafta dhe benzina nga sot

Nov 19, 2022 | 7:50
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka vendosur më 18 Nëntor që të ulë me 3 lekë çmimin e naftës, ndërsa me 4 lekë më pak ka nisur të tregtohet edhe benzina.

nafta

Konkretisht, një litër naftë nga 221 lekë që ishte është bërë 218 lekë, ndërsa çmimi për një litër benzinë është bërë 200 lekë nga 204 që ishte.

Rënie ka shënuar edhe gazi, nga 73 lekë në 71 lekë për litër.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 nëntor, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit Guvernatori Sejko në Asamblenë e Përgjithshme të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe benzinës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura