Çmimet e larta të karburanteve/ Akuza e Berishës: 250 mijë tonë naftë kontrabandë, patronohet nga dora e zezë e qeverisë

Aug 8, 2022 | 12:23
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që Qeveria të marrë masa dhe të përgjysmojë menjëherë taksimin e naftës në vend.

Sipas tij, “qeveria të zhdoganojë naftën që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.
Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë”, tha Berisha.

“PD kërkon përgjysmimin e menjëherëshëm të taksimit të naftës, që me vlerën 1.1 euro ëhtë më i larti në botë.

Ai është shndërruar në faktor kryesor të çmimit stratosferik të kësaj lënde djegëse në Shqipëri.
Përgjysmimi i kësaj barre fiskale, do të shoqërohej me një ulje korresponduese po kaq të rëndësishme të çmimit të naftës.

Ata që mendojnë se arka do boshatiset, kjo nuk është e vërtetë.

Mjafton që qeveria të zhdoganojë rreth 250 mijë tonë naftë që kalon jashtë sistemit doganor në Shqipëri.

Nuk ka asnjë mundësi që nafta të jetë kontrabandë, veçse kur patronohet nga dora e zezë e qeverisë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura