Çmenduria e PSG-së në merkato, ja sa ofron për Kristiano Ronaldon

Dec 13, 2017 | 15:06
SHPËRNDAJE

Reali sfidon PSG-në për Nejmarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen me interesimin për Ronaldon. Portali spanjoll “diariogol” shkruan se presidenti i francezëve po mendon të bëjë një ofertë të çmendur në drejtim të “galaktikëve” për t’i bindur që ta lënë të lirë Kristianon.

Ronaldo PSG

100 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit Julian Draksler në këmbim të yllit portugez. Oferta është tunduese, por ndoshta jo aq sa për ta bërë Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Ronaldos.

Momenti jo i mirë që po kalon në Spanjë, por edhe fiksimi që ka Al Khelaifi për ta parë një ditë me fanellën e PSG-së, janë dy arsye që nuk duhen nënvlerësuar, prandaj madrilenët duhet të bëjnë kujdes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura