Çmenduri ndaj danezëve, 10 mijë kuqezinj në stadium

Aug 10, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE

Ecuria e shkëlqyer që ka pasur ekipi ko mbëtar gjatë këtyre kualifikueseve ka bërë që mbështetja e tifozërisë të jetë më e zjarrtë se kurrë. Në fakt, për ndeshjen kundër Danimarkës, më 4 shtator, duket se do të ketë një çmenduri në stadium.

kuqezi
Takimi do zhvillohet në impiantin “Parken Sport”, me një kapacitet prej 38,065. Në fillim u caktua një numër prej 2500 biletash për tifozët kuqezinj, por që u ezaurua në kohë rekord. Kjo bëri që të ketë edhe shumë kërkesa të tjera dhe numri i biletave të shitura për mbështetësit e Kombëtares kuqezi i kaloi 5 mijë.

Në një situatë të tillë, drejtuesit e policisë daneze dhe të federatës vendëse kanë pasur disa takime kohët e fundit për të marrë masa mbi sigurinë dhe, mbi të gjitha, për të gjetur një mundësi që shpërndarja e tifozëve në stadium të jetë në atë formë, që evitimi i problemeve të jetë më i lehtë. Gjithsesi, burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se numri i tifozëve të përfaqësueses sonë i ka kaluar 10 mijë dhe sa vjen edhe shtohet.

Kjo pritet të realizojë një mbështetje të jashtëzakonshme në këtë transfertë të rëndë- sishme. Jo vetëm emigrantët e Danimarkës, por edhe të vendeve fqinje kanë blerë bileta duke vendosur që të jenë në stadium më katër shtator.

Gjatë këtyre eliminatoreve, numri i tifozëve shqiptarë në stadium gjatë transfertave ka qenë i konsiderueshëm, me përjashtim të takimit me Serbinë, ku u arrit marrëveshja mes federatave që të mos kishte asnjë mbështetës të ekipit udhëtues, në secilën prej dy përballjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura