‘Çmendet’ shqiptari, policia ndërhyn dhe shpëton gruan dhe dy fëmijët

May 30, 2016 | 20:59
SHPËRNDAJE

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë vrasje, peng marrje dhe kërcënim.coltello sequestrato mannaia

Arrestimi i tij erdhi pas dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dhe dy djemve.

Ngjarja ka ndodhur në Udine të Italisë dhe policia shkoi në vendngjarje pas lajmërimit të fqinjëve për një konflikt në familje.

Karabinierët e gjetën shqiptarin jashtë kontrolli dhe pa sukses u përpoqën ta bënin të ndërgjegjshëm.

Kjo pasi shqiptari kërcënoi me një thikë të madhe dhe agjentët e policisë.

Ndërkohë që policët negocionin me shqiptarin që të dorëzohej bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët ishin mbyllur në banjë nga frika.

Kjo gjë mesa duket provojë zemërim nga ana e tij, i cili me thikë dhe çekiç theu derën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, u arrit që gruaja dhe dy fëmijët të shpëtoheshin.

Asnjë prej tyre nuk është dëmtuar, por ata ndodhën në gjendje të tronditur psikologjike.

Vetëm një prej policive mori plagë të lehtë ndërsa ndërhyri për të çarmatosur shqiptarin.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura