“Çmendet” mbrojtësi shqiptar, realizon tripletë ndaj skuadrës gjermane

Jan 14, 2020 | 13:46
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli e ka nisur mbarë vitin 2020. Edhe pse është mbrojtës anësor, 27-vjeçar, ka realizuar 3 gola me skuadrën e Zyrihut në miqësoren ndaj gjermanëve të Hallesher, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-4.

Kololli_GETTY

2 gola shqiptari i Kosovës i realizoi në pjesën e parë, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kompletoi het-trikun personal. Një lajm fantastik ky për “dardanët” të cilët kanë rifituar një futbollist me mjaft vlera si Kololli, i cili vitin e kaluar pësoi disa dëmtime, duke qëndruar gjatë jashtë fushave.

Kololli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura