Çmendet 59-vjeçarja në Tiranë, i falsifikon adresën e FB gruas 10 vjet...

Çmendet 59-vjeçarja në Tiranë, i falsifikon adresën e FB gruas 10 vjet më të re dhe dërgon video porno

1
SHPËRNDAJE

Ju prisni të lexoni se protagonist i këtij lajmi është ndonjë djalë, e mbi të gjitha në moshë të re? Jo, gaboheni. Është pikërisht një 59-vjeçare, e identifikuar me emër dhe me mbiemër nga efektivët e Policisë, pikërisht seksioni për krimet kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, e cila sipas burimeve, ka falsifikuar adresën e profilit të rrjetet social të një gruaje 10 vjet më të re se vetja dhe me anë të kësaj adrese, e kërcënon dhe i dërgon video intime personave të tjerë.

foto ilustruese
foto ilustruese

Burimet thanë se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen së cilës për momentin i jepen vetëm inicialet. A.Ç, 59 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo, pasi dyshohet se më anë të kompjuterit, ka falsifikuar adresën e shtetases B.Sh, 49 vjeçe, banuese në Tiranë, me anë të të cilave, e kërcënon dhe dërgon video intime, personave të tjerë.

Te lidhura

 

Artikulli paraprakLexoni faqen e parë të gazetës "Panorama" dhe "Panorama Sport"
Artikulli tjetërZbulohet e shkuara e transgjinores shqiptare, foto topless dhe puna si eskortë

1 KOMENT

PËRGJIGJU