Çmenden lokalet e Tiranës, një tavolinë sot kushton deri në 5 mijë euro

Dec 31, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Data 31 dhjetor është konsideruar si nata e dueleve të mëdha jo vetëm nga prezenca e këngëtarëve si Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Dafina Zeqiri, Noizy, Ledri Vula, Era Istrefi, Ghetto Geasy, Bleona, Alban Skënderaj etj, por edhe e çmimeve stratosferike që këto lokale ofrojnë.

tirana naten

Nga hulumtimet e bëra në terren, por edhe nga klientë të club-eve më kryesore në Tiranë zbuluam shifra marramendëse për të qenë prezent për disa orë në këto ambiente. Një tavolinë e thjeshtë kushton 20.000 të reja ndërsa zona “Vip” në një club ka arritur shifrën e rezervimit deri në 5000 euro. Clube të tjera kanë shifra si 3000 euro apo 100.000 mijë lek të reja dhe kjo justifikohet me prezencën e artistëve më të mirë të momentit.

Ne shkuam më tej me investigimin tonë dhe morëm vesh që prania e shampanjës së famshme “Dom Pérignon” në tavolinë ka bërë që club-i të ofrojë shifrën e kripur prej 5000 eurosh. Mirëpo kjo nuk i ka stepur aspak dashamirësit e jetës së natës të cilët pas orës 00.00 kanë zgjedhur të kalojnë me shoqërinë ardhjen e vitit të ri 2016.

Ndryshe nga vitet e kaluara emrat më të mirë të muzikës shqiptare kanë zgjedhur të këndojnë në Tiranë kjo për faktin se prej disa vitesh,  DJ-të nuk janë më të preferuar sikurse edhe artistët ndërkombëtarë gjë që ka rritur dhe çmimet për artistët shqiptarë.  Sipas një lajmi të publikuar ditë më parë  Noizy është artisti që do të marrë më 31 dhjetor plot 20 mijë euro duke vijuar me Sinan Vllasaliu 12 mijë euro, Gjyste Vulaj (2 ditë) 20 mijë euro, Labinot Tahiri (3 net) 40 mijë euro, Rovena Stefa 12 mijë euro, Gena 12 mijë euro, Enca Haxhia 10 mijë euro dhe reperi Gold Ag 10 mijë euro. /Shije.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura