Ç’lidhje ke ti me sportin? Alesia Bami iu përgjigjet kritikëve/ Moderatorja zbulon detaje nga jeta personale, ja kush është futbollisti më seksi shqiptar

Nov 27, 2022 | 9:04
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Alesia Bami është një ndër vajzat më të komentuara në publik. Modelja ka folur së fundmi rreth eksperiencës së saj profesionale si moderatore e emisionit sportiv dhe ka zbuluar detaje rreth jetës personale.

E ftuar në “Më Lër Të Flas”, Alesia ka treguar vështirësitë që ka hasur përgjatë kohës që ka moderuar emisionin e sportit. Ajo theksoi se është gjykuar gjithmonë se nuk ka njohuri për sportin por sipas saj eksperienca e ka bërë që ajo të ketë informacione të përgjithshme.

“Gjithmonë jam akuzuar që nuk kisha njohuri për sportin. Patjetër që nuk kisha njohuri shumë të mëdha sportive, por që me rrugën duke bërë emisione të njëpasnjëshme të Procesit Sportiv, Top Arena, merr eksperiencën dhe njohuritë e përgjithshme. Unë nuk kam dashur asnjëherë të jem analiste sportive apo të analizoj sportin në anën teknike, sepse kemi analistë për këtë punë. Si moderatore e sportit, për të bërë pyetje dhe për të pasur informacionet e përgjithshme, mendoj se i kam”- u shpreh ajo.

Disa kohë më parë u përfol se Alesia i kishte dhënë fund beqarisë, e pyetur se si qëndron e vërteta e lajmit, ajo u shpreh:

“Gjërat e mia të rëndësishme nuk i bëj me ‘tag’ sepse dua t’i dedikohem vetë deri në pikën e fundit. Kur do fejohem unë? Nuk e di, unë jam shumë e re tani. Unë nuk kam dikë që të fejohem. Tek një njeri që do e zgjidh të jetë partneri im nuk do ta doja xheloz për punën time, Instagramin tim”.

Më tej ish-velina zbuloi se kush është dhe futbollisti më seksi shqiptar sipas mendimit të saj.

“Mendoj që stafetën nuk ia merr njeri Lorik Canës”- u përgjigj ajo.

   

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura