Ç’kishte ndryshe në fjalën e Ramës? Berisha e pranon, por e paralajmëron: Ti e di mirë se…

Sep 12, 2017 | 13:18
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha e ka pranuar gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit se teksa dëgjonte fjalën e mbajtur nga kryeministri Rama nuk mund të mos konstatonte ndryshimin në fjalimin e mbajtur nga ai dje, krahasuar më atë që mbajti 4 vjet më parë.

berisha

“Cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve dhe shokëve që janë pas meje konstaton menjëherë se ka zi në fytyrën e tyre, se ka frikë në sytë e tyre, pasiguri të madhe. Rama këtu mbajti një fjalim, duhet të pranojmë të ndryshëm nga ai i 4 viteve më parë, por e mbajti të diktuar nga një panik i madh. Pse, nga vjen ky panik, ky njeri me kushtetutë ulet aty, kryeministër i vendit, të tjerët ka caktuar ministra, ka caktuar për herë të parë edhe hafijet e deputetëve brenda grupit i ka bërë të gjitha këto, po sepse ai e di mirë, ai e di mirë cdo deputetë, cdo shqiptar se përvec kushtetutës në ligje ekziston kushtetuta morale e njeriut, e kombit, e burrave dhe grave, e djemve dhe vajzave. Në atë kushtetutë ju jeni fitimtarë humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi. Në atë kushtetutë morale ju vini këtu si pseudomaxhorancë e vërtetë”- tha Berisha.

Ai e ka akuzuar Ramën si kryeministrin më të urryer pas Mehmet Shehut dhe i ka kujtuar se ishte pikërisht filozofia e tij dhe lidhja me krimin që e mbushi vendin me drogë.

Berisha është ndalur edhe njëherë për akuzat lidhur me përdorimin e drogës nga kryeministri dhe e ka ftuar edhe njëherë të bëjnë testin e drogës.

“Hajde të bëjmë testin e drogës ku të duash, përderisa nuk vjen, kemi problem”- tha Berisha.

Sipas tij, “Fitorja juaj është dasmë pa nuse, është e bazuar mbi krimin, krimi i dobishëm është i mirë, cfarë i duhet një kryeministri krimineli, ai që do të shtrijë pushtetin jashtë ligjit instrumenti më i fuqishëm është krimineli. Në diktaturë ka pasur ligje të këqija, por ata që thyen ligjet ishin xhelatët më të respektuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura