“Ç’ka kjo e çmendura që po na lanë çdo ditë”- Aktorja Olta Daku poston video-mesazhin humoristik nga karantina: Dola e maskuar për…

Mar 15, 2020 | 11:50
SHPËRNDAJE

Olta Daku, aktorja e njohur ka postuar një video nga ambientet e shtëpisë ku pashëndet miqtë e saj virtual dhe i tregon për ditën e tretë të karantinimit.

Daku rrefyer me nota humori si po e kalon karantinimin, ajo tregon se këto ditë i kanë shërbyer për të larë pllakat, kokën apo për të zbuluar pluhurin pas frigoriferit.

Mesazhi i aktores Olta Daku:

Unë po kaloj mirë në këtë karavirus, karak*rvë, karantinë. Ditët kalojnë shpejt, orët vrapojnë, çdo gjë vrapon shumë shpejt, shumë bukur.

Pllakat e dyshemesë nuk po e marrin veten, thonë ‘ç’ka kjo e çmendura që po na lanë çdo ditë’. Të rrish në shtëpi ka ato bukuritë e veta, misteret e veta. Psh. për mua ishte mister që pas frigoriferit kishte aq shumë pluhur, sinqerisht nuk e dija dhe ky është një stimul për mua për ditën e re që do të vijë nesër. U qenka djegur dhe ai poçi aty.

S’ka gjë se nuk e blej dot. Edhe flokët nuk i kam më të krehur, por i kam të larë. Kisha dy balsam në shtëpi, dola me maskë e doreza për të blerë dy shampoo. Shkoj i blej dhe kthehem në shtëpi, kur kuptoj që isha bërë me katër balsam. Nga paniku, jo rri një metër larg, jo mos merr frymë, mos u kollit, kisha blerë dy balsam. Dola dje sërish e maskuar dhe bleva një shampoo e lava kokën”, shkruan Ota Daku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura